Nga Adriatik Doçi
Nëse Berisha fshihet në nevojtore kur në derë i trokasin korrierët e SPAK, Meta ka vetëm dy rrugë që Vitin e Ri të mos e festojë në qeli.
-T’ia mbathë si Tigri.
-Të rrisë moshën sa të Berishës.
Rruga e dytë është më pak zhburrëruese dhe më e lehtë, pasi nuk e ka për herë të parë. E ka provuar me ndryshimin e mbiemrit për të fshehur të kaluarën si spiun i Sigurimit të Shtetit.
Për Monikën thonë se është bërë gati qelia VIP te burgu i ri i grave në Pogradec.
Do thirret këto ditë për shërbimet estetike. Mund t’i matin edhe nofullat sa milimetra i ka ngushtuar në San Marino.
Lagështirën ka nisur ta ndiejë edhe Shkëlzeni, i cili mund të fshihet nëpër kthinat e kullava.
Meqenëse ra fjala tek kullat, dini gjë si po ecën kulla e Bodes dhe Fullanit në ish Bllok?!