Kristjan Asllani ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë seancës stërvitore me Interin në përgatitje për sfidën me Frosinonen. Klubi zikaltër njoftoi për mediat mungesën e lojtarit shqiptar, i cili në këtë sfidë ishte në balotazh për titullar.
Një lajm shumë i keq për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho i cili e kishte llogaritur mesfushorin si titullar në ndeshjen me Moldavinë, pas 5 ditësh. Nuk ka ende një komunikim zyrtar për shkallën e dëmtimit, me ekzaminimet që do të bëhen nesër në mëngjes.
Asllani pritej të nisej drejt Tiranës pas ndeshjes së sotme dhe mbetet të shihet sesi do të shkojë situata e tij. Në rast se do të mungojë në 2 ndeshjet e nëntorit, Sylvinho do ta zëvëndësojë me një emër tjetër nga lista e pritjes.