Futbolli shqiptar u godit ditën e sotme nga një tragjedi. Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ka ndërruar jetë, teksa në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit ra pa ndjenja në fushën e lojës.
Një video rrëqethëse është publikuar, teksa shihen lojtarët e Egnatias në lot, teksa ambulance me trupin e futbollistit ganez niset drejt Durrësit.
Në video dëgjohen të qara me dënesë, teksa prezent është edhe presidenti i klubit rrogonizhas, Agim Demrozi.
Padyshim humbja e kapitenit të tyre i ka lënë të shtangur dhe të pikëlluar tek Egnatia.