“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë.
Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu.
Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit..”
Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë.
Një pjesë e këtyre kujtimeve mbi ditën e martesës dhe natën e parë të muajit të mjaltit në vilën e Durrësit janë botuar në Dita.