Krahas koncensioneve korruptive të pahetuara ende nga SPAK si dhe dosjes për ndërtime pa leje që po tenton ta mbyllë me para në Prokurorinë e Tiranës, ish faturinoja, sot oligark, Pëllumb Salillari, ka marrë vitet e fundit rreth 180 milionë euro tendera nga degët e qeverisë së Edi Ramës, kryesisht me pazar në tavolinë, me fond limit gati sa oferta fituese dhe duke mashtruar vazhdimisht me zbatimin e kontratave.
Për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro që do të shpallen në vijim, është mbyllur pazari, duke detajuar fondin limit, ofertën si dhe përqinjen që do të ndahet me ministrat dhe drejtorët që diktojnë tenderat. ‘Kafja’ shkon nga 20 deri në 30 %.
Prapaskena mëson se një pjesë të parave Salillari ua dërgon me çanta tek njerëzit e afërt, ndërsa një pjesë tjetër ua dërgon në llogari bankare në offshore.
Ka edhe një përgjim kur Salillari tregon në kofidencë se si ka korruptuar drejtorë, kryebashkiakë dhe ministra, por ka rekrutuar edhe drejtues policie, prokurorë dhe gjyqtarë.
Salillari ka kapur dhe rekrutuar kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj, të Hmarës Jorgo Goro, të Finiqit Kristaq Kiço si dhe të Divjakës Fredi Kokoneshi, nga të cilët ka marrë miliona euro tendera, duke u dhënë bakshishin në këmbim.
Nga 180 milionë euro tendera, mbi 80 milionë euro tendera i ka marrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili drejtohet nga emblema dhe shpirti i korrupsionit në Shqipëri, Dritan Agolli, i cili ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Edi Ramën.
Agolli, asnjë tender mbi 500 mijë euro, nuk jep pa miratimin e Edi Ramës.
Gjithsesi, në një bisedë tejet konfidenciale, Salillari ka pohuar se për llogari të Dritan Agollit, ka çuar në offshore 10 milionë euro. Paratë janë larguar me helikopter nga Shqipëria dhe më pas transporti ka vijuar në forma të ndryshe.
Aktualisht është tejet e vështirë për t’u faktuar lëvizja e parave. Por, e faktuar është se Dritan Agolli i ka dhënë Salillarit mbi 80 milionë euro tendera me pazar në tavolinë. Dhe asnjë nga tenderat nuk është dhënë pa ndarë përqindjen.