Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të kryeministrit Edi Rama i cili në intervistën për emisionin ”Dritto e Rovescio” u ka kthyer përgjigje lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët.
Meloni shkroi se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte përgjigjja e duhur.
“E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij të duhur”, shkruan Meloni.
“Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar.
Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama në videon e shpërndarë nga Meloni.
“Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron Rama.