Rruga Tiranë-Elbasan prodhoi miliarda për Monikën, prangat i hëngri Xhika
Petrit Vasili reagon për bllokimin e autostradës, akuzon qeverinë që po detyron kalimin nga… “Rruga e LSI” Vendimi i drejtorisë së përgjtihshem të rrugëve, për të bllokuaur autostrdën Tiranë-Durrës e anasjalltas, ka krijuar “shqetësim” tek politologu Petrit Vasili, i cili jep alarmin për çdo vendim zyrtar, që cënon interesat e popullit.
Në emër të moralit dhe programit të LSI, Vaili ka reaguar me një mesash të qartë e kuptimplotë në “Facebook”, për shkatërrimin që qeveria po bënë turizmit në këtë sezon, me devijimin e qarkullimit.
Ne reagimin e tij, Vasili përmend kalimin e turistëve nga “rrugët e maleve”, duke lënë të kuptoj, se e ka fjalën për “Rrugën e LSI” Tiranë-Elbasan, për korrupsionin me të cilën ndodhet në arrest burgu edhe një zyrtar i lartë i kësaj partie.
Siç kuptohet nga teksti, polititolgu strateg i LSI, ka qenë tepër i kudjesshëm në reagimin ndaj qeverisë, duke zëvendësuar emrin e rrugës “Tiranë-Elbasan” me.. togfjalëshin “rrugët e maleve”. Dhe të drejt e ka bërë këtë “ndryshim” emërtese të rrugës, mbasi në 4 vite që Drejtorinë e Rrugëve e komandonte privatisht LSI, rruga Tiranë-Elbasan prodhoi miliarda lekë për Monikën, ndërsa prangat i hëngri ish-drejtori Xhika!/Pamfleti