Kanë mjaftuar 16 ditë,bashkë me fundjavat që ekspertët italian të laboratorit të kriminalistikës në Romë të mbyllin dilemat nëse në audi0-përgjimin e supozuar Xhafaj-Babale, zërat janë autentik ose jo.
Përballë gjithë vrullit politik të opozitës për të publikuar një pjesë të audio-përgjimit me pretendimin se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj bënte trafik droge, vjen më në fund, fjala e shkencës.
Prokurorë të çështjes janë thirrur të paraqiten pranë laboratarit, ku lanë me duart e tyre provën e vetme për “skandalin” e audio- përgjimit, më 24 maj.
Çështja e cila është në hetim do të ketë në fashikujt e dosjes “Babale-Xhafaj” edhe provën më të fortë , atë të rezultatit që e bënë këtë audio, shkak për hetime apo një përmbysje të fakteve, duke kthyer akuzuesit në të akuzuar?!…
Dorazi prokurorët do të marrin rezultatet që janë përftuar tashmë nga laboratori në Romë dhe vetëm pas kësaj do të mësojmë për fatin e kësaj çështje, që trazoi jo pak ujërat në politikën e vendit.
Agron Xhafaj i dënuar në mungesë nga shteti fqinj ndodhet në Itali për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit që me ligjet shqiptare është parashkruar.
Në këtë hetim është përfshirë dhe Albert Veliu, i cili në mënyrë të mistershme u shfaq në Kosovë me kërkesën për strehim politik. Më parë prokurorët i ofruan atij mbrotje, por ai deklaroi se nuk ndihej i rrezikuar për jetën.