osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

PD italiane anti Melon: Kërkesa për përjashtimin e Ramës nga PSE një gënjeshtër! Reagon kryeministri: Marrëveshja është e gabuar?! Ndoshta nuk është maksimumi, por ishte minimumi që mund të bëjmë për Italinë

PD italiane anti Melon: Kërkesa për përjashtimin e Ramës nga PSE një gënjeshtër! Reagon kryeministri: Marrëveshja është e gabuar?! Ndoshta nuk është maksimumi, por ishte minimumi që mund të bëjmë për Italinë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të PD-së italiane në lidhje me marrëveshjen për refugjatët me Italinë. Rama nënvizon se ishte minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë për Italinë në këtë moment, kur Evropa s’i ka dhënë ende zgjidhje

Pas lajmeve të publikuara në media se Partia Demokratike në Itali do të kërkonte përjashtimin e Edi Ramën nga Partia Socialiste Evropiane, ka reaguar kreu i qeverisë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se miqtë e PD-së italiane e kanë mohuar se kanë kërkuar që ta përjashtojnë. Por shton, se e djathta italiane, ka nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet. Sipas Ramës, këndvështrimi i tij i vetëm është vetëm përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë.

‘Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha këndvështrimet, pikërisht të njëjtën gjë thonë PD-të e shumtë të së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.

Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë, duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është në të majtë në Itali, s’ka rëndësi, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.

(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigje e mirë, konkrete dhe e përbashkët që ‘Evropa e pret prej shumë vitesh tani’).’- shkruan Rama.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane.

Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.

Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës. Shpenzimet do të përballohen nga Italia dhe sipas përllogaritjeve shteti fqinj do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë eurove brenda një 3-mujori. Kohëzgjatja e marrëveshjes do jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll. Marrëveshja pritet të kalojë dhe në kuvend.