Paraqitja e sotme e Metës në SPAK e mërziti shumë Mulin.
-Duhet të bëjmë veprime të koordinuara, i tha Lelos.
Kjo shkuarja e Metës e dobëson shumë pozicionin e Doktorit, pasi njëri shkon para drejtësisë e tjetri nuk shkon.
Kjo na dëmton shumë.
-Nuk jam i sigurtë, tha Lelo, se na dëmton, pasi ne tani jemi bërë katër PD, nuk na prish punë partia e Metës si e pesta që nuk merret vesh me ne.
-E di, por prapë bie në sy për keq.
Thonë njerëzit që këta të dy nuk merren vesh.
-Po fol me Metën, i tha Lelo, se ndoshta të mirëkupton.
-Ça të flas, i tha Muli, e kemi dhjerë, se këtë çështje e ka peshqesh nga ne.
Më 2015, ne donim ta përçanim nga Rama dhe morëm gjithë informacionet që kishim nga koha kur ishim bashkë në qeveri dhe ja dhamë BIRN t’i binte Metës.
Rama nuk e rruajti fare. Ky u çmend.
Tani ç’ti themi, se e kemi bërë vet me duart tona!
Madje kemi vënë në siklet dhe ata gazetarët që shkruajtën atëherë, se tani nuk dinë si ta mbrojnë.
-Ah, nuk e dija këtë, tha Lelo, se atëherë s’kisha punë me Doktorin. Kjo qenka delikate.
Atëherë duhet t’u themi demokratëve, t’i sqarojmë se Meta shkon në SPAK nga inati i Doktorit, se ai ja ka hapur këtë çështje.
Madje kur ja ka hapur këtë i ka pat thënë që kam dhënë një herë dorëheqje për Shkëlzenin, nuk e jap prapë.
-Po pra po, tha Muli, por tani nuk i themi dot më këto se na thellohet përçarja.
Më mirë po bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë.