Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 42-vjeçari njihet me masën e sigurisë.
“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit për 42-vjeçarin Çlirim Shaholli, i cili të premten vrau gruan e tij, nënë e gjashtë fëmijëve. Se në këtë seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e Çlirim Shahollit, të cilët me sa duket e kanë braktisur pas këtij akti të rëndë.
Pas ngjarjes ata kanë pranuar faktin se Çlirim Shaholli ishte xheloz për gruan e tij 40-vjeçare, dhe e kishte dhunuar edhe më parë.
Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë 42-vjeçari para trupit gjykues.
Ai tha thënë se i ka përplasur gruas kokën në dysheme, nuk kua ka kërkuar falje. Madje nuk u ka kërkuar falje as fëmijëve të tij, për këtë akt të rëndë që ka kryer.
Mësohet se shkak për sherrin, i cili rezultoi fatal për 40-vjeçaren Ardjana Shaholli, ka qenë sërish xhelozia e bashkëshortit. Ai e akuzonte se gruaja kishte dashnor pronarin, por ajo nuk e pranonte një gjë të tillë.
Në këtë situatë, Çlirim Shaholli e ka goditur në kokë gruan e tij dhe e ka përplasur në dysheme, duke i shkaktuar hematoma. Ndonëse e dërgoi gruan në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.