Avokatja Valentina Teodoresku që u caktua kryesisht nga GJKKO për seancën e marrjes në pyetje dhe vlerësimin e masës së sigurisë për Sali Berishën ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e SPAK dhe të urdhërohet që t’i drejtohet Kuvendit.
Siç ka deklaruar ajo, Berisha është deputet dhe duhet të respektohet Kushtetuta.
Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Demokratike e kanë cilësuar Teodoreskun “patronazhiste” dhe “komuniste”.