Dortmund mbetet një nga skuadrat kryesore kandidate për të kaluar grupet e Champions League. Në ndeshjen e grupit F në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë triumfuan 2-0 ndaj anglezëve të Newcastle.
Goli i parë për ekipin e Terzic erdhi në minutën e 26-të nga Fullkrug, i pari për të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Goli i sigurisë për gjermanët erdhi 10 minuta nga fundi, falë Brandt. Me këtë rezultat, Dortmund kryeson momentalisht grupin me 7 pikë, ndërsa në vendin e 3-të është Neëcastle me 4 pikë.
Surprizë e madhe është fitorja e Shakhtar Donetsk ndaj Barcelonës me shifrat 1-0. Pavarësisht se nga minuta e parë luajti Lewandowski dhe shumë yje të tjerë, katalanasit nuk dolën dot asnjëherë në lojën e tyre.
Takimi i grupit H u vendos nga një gol i Sikan, në minutën e 40-të. Me këtë rezultat, ekipi i Xavit mbetet në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Shaktar në vendin e 3-të me 6 pikë.