rosinone fitoi 2-1 në shtëpi kundër Empolit, në kuadër të javës së 11-të në Serie A. Këtë pasdite në futbollin italian ishin sulmuesit shqiptarë që shkëlqyen, me Marvin Çunin dhe Arijon Ibrahimoviç që shënuan në portën e Berishës
Frosinone fitoi 2-1 në shtëpi kundër Empolit, në kuadër të javës së 11-të në Serie A. Këtë pasdite në futbollin italian ishin sulmuesit shqiptarë që shkëlqyen, me Marvin Çunin dhe Arijon Ibrahimoviç që shënuan në portën e Berishës.
Sfida nisi mirë për vendasit, me Çunin që shënoi pas vetëm 20 minutave lojë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Spektakli vijoi në të 58’, kur Ibrahimoviç asistoi për Çunin, me sulmuesin kuqezi që mposhti me thembër shokun e Kombëtares në portë, duke gjetur golin e parë në Serie A. Më pas ishte radha e Ibrahimoviç që shënoi me një “predhë” në hyrje të zonës në minutën e 74. Kur u duk se ndeshja do përfundonte, Caputo në të 86 shënoi për 2-1.
Kështu, Çuni dhe Ibrahimoviç mundën Berishën dhe Ismajlin, me Frosinonen që ngjitet në pozitën e 11 me 15 pikë. Nga ana tjetër Empoli me 7 pikë qëndron në vendin e parafundit.