Duke parë festimet në qëndrën e Himarës nga disa fëmijë të indoktrinuar dhe të sajuar si grekë, në atëdheun e tyre shqiptarë nga Himara, një mik dhe lexues i gazetës, emigrant prej 30 vitesh në Greqi kishte publikuar në adresën e tij, se si nacionalizmi grek nuk njeh kufi propagandistik dhe ashtu si ekstremizmi islamik janë shumë të rrezikshëm, me një ndryshim… se nacionalizmi grek nuk i ka hapësirat dhe mundësit e ekstremizmit islamik, pra është i kufizuar, por kur u jepet mundësia rishfaqen tejet të rrezikshëm me teoritë e tyre.
Fotoja që botoi miku tregon se si fëmijtë afrikan festojnë me flamurin grek e natyrisht edhe këndojnë, pa ditur as një fjalë në gjuhen greke, por ama i kanë bindur se janë grek sikurse janë Francezë apo Holandez banorët e ish kolonive të Paqësorit.
Këto në foto janë Vorio-Epiriotët e Afrikës, minoritet i Dropullit dhe Himarjot 🇬🇷🤗 pasardhësit e Aristofanit, farefis me Fredi Belerin! shkruan miku jonë.
Nuk e besoni, shikoni fotot në Etiopi, ku flamuri grek dhe kënga tregojnë se sa e madhe është Hellada, ku mbi 2/3 e popullsisë së saj e ka Arvanitas dhe ruso-pond, por ama në Shqipëri që nuk ekziston ndjeja e ndasive fetare dhe nacionale, kanë gjetur sheshin me lule, ku duan të bëjnë përsheshin e tyre të “Megaloidhes”, duke u përkrahu nga politikanë të politikave të mbrapshta. /Ekskluzive.al