osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkëlzen Berisha tentoi t’i merrte 60 milionë dollarë ! Juristi Romeo Kara: Ja kush është personi kyç në SHBA që ka në duar prova tronditëse për aferën e Gërdecit!

Shkëlzen Berisha tentoi t’i merrte 60 milionë dollarë ! Juristi Romeo Kara: Ja kush është personi kyç në SHBA që ka në duar prova tronditëse për aferën e Gërdecit!

Juristi i njohur, Romeo Kara ka folur për zhvillimet e fundit në drejtësinë shqiptare. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka komentuar dhe situatën në polici. Çështjen në të cilën zbuloi informacione të forta ishte ajo e tragjedisë së Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjetër. E njohur tashmë anekënd Evropës dhe i identifikuar me emrin e Sali Berishës, kjo aferë është një nga ato ngjarje që përfshin drejtpërdrejt familjarë të Sali Berishës, ndërsa punishtja e vdekjes ishte ngritur me lejen e këtij të fundit për të bërë para familja. I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, drejtonte nga distanca biznesin e vdekjes në Gërdec. Por ende SPAK nuk po shkon tek djali i Berishës, por vazhdon të merret me Fatmir Mediun. Gjyqi që vazhdon ende të mbahet mund të nxjerrë fakte që implikojnë Shkëlzenin. Për Romeon, drejtësia e re duhet të kishte thirrur për të dëshmuar gazetarin amerikan, të cilin Shkëlzen Berisha e çoi në gjyq për shpifje dhe tentoi t’i merrte 60 milionë dollarë. Por hetimi i drejtësisë amerikane vërtetoi të kundërtën.

-Zoti Kara, duhet të ishin edhe persona të tjerë në bankën e të akuzuarve për Gërdecin sipas jush?

Unë them se vetë prokuroria dhe të gjitha organet e tjera duhet që të sqaronin për të gjetur të vërtetë. Unë them se ka marrëveshje korruptive nga zyrtarët e lartë dhe deri në instalimin e një zone të banuar dhe ku njerëz të pa trajnuar që ndodhi ajo që ndodhi. Kemi një kompani amerikane që fitoi tender dhe përdor një kompani ndërmjetës që nuk përmendet dhe ky ndërmjetësi e shiste me 200 për qind të çmimit tek kompania amerikane atë që merrte nga Meiko dhe këtu pastaj futet një person që bënë edhe ripaketimin.

-Po në lidhje me këto prova që janë zbuluar, a i lind e drejta gjykatës, prokurorisë që të thërras persona të tjerë?

Unë them se duhen thirrur personat kryesor, që është një person që e ka akuzuar për shpifje Shkëlzen Berishën. Ai e dërgoi familjen Berisha për një proces shpifje në Florida dhe kërkoi 60 milionë dollar si dëm, ai person nuk e fitoj atë gjyq. Unë them se mund të jetë person i duhur që të merret dhe të merren deklarimet e duhura nga personat e duhur. Unë them se prokuroria duhet që të dal nga skematizmi i deritanishëm. Ata kanë detyrë që të investigojnë në të dyja variantet tek e fajshmërisë dhe ajo e pafajshmërisë. Një gazetar i huaj në 4 vite që ka bërë 10 intervista ai ka kërkuar dhe ka gjetur shumë informacione. Saliu kishte kap shtetin prej fyti dhe akoma nuk e ka lëshuar, është mësuar ai që ti zaptojë gjërat, ai thoshte në kohën time unë, unë, po mirë këto kusuret e tjera kush i ka. Ministri është ushtari më i vogël i asaj afere. Atë e kanë investiguar, kanë bërë libra dhe emisione dhe këto janë fakte dhe organi jonë i akuzës po e bënë këtë punë sikur është i shtyrë nga opinioni publik, por e ka për detyrë.

-A do të gjenden fajtorët e Gërdecit?

Nëse del e vërteta atëherë do të dalin edhe fajtorët.

-Ndërkohë keni një koment për situatën e rendit në vend?

Tek Balla shoh një vullnet për të lëvizur diçka. Tani duhet ti shkojmë problemit në thelbin e tij, edhe ata që nuk kanë treguar kanë kryer vepër penale. Nuk mundet urdhri eprorit të jetë mbi ligjin. Ne kemi nevojë për taskforcë që të jetë jashtë, ashtu si kam mendimin që ka ardhur koha që të merren në mbrojtje edhe prokurorët, del njëri nga Lushnja edhe kërcënon prokurorët, kush është ai. Kemi 13 grupe të mëdha kemi edhe shumë të vogla që kanë kaluar kufirin dhe merren me trafik, këto grupe kanë shumë para. Kur ka ardhur informacioni nga jashtë atëherë kemi pasur operacione të shkëlqyera dhe nuk janë dekonspiruar. Duhet që në polici të vijoj vetingu, po ashtu edhe në dogana, në tatime dhe në kadastra. Policëve po i kërkohen të gjitha këto, por policët nuk mund që të jetojnë me atë rrogë dhe duhet strehim për ta, shkolla dhe ti ofrojmë mundësinë për të pasur siguracione që para se ata të shkelnin ligjin atëherë ata do të mendohen për atë që humbin, por kur ata nuk kanë se çfarë humbin atëherë ata shohin vetëm se si të fitojnë. Ne jemi në gjendje të jashtëzakonshme, ne nuk kemi asnjë forcë politike që të sjell një alternativë të gjitha janë të zhytura në korrupsion.