Edhe pse 83 vjeçe, për aktoren e madhe Aishe Stari duket sikur koha ka mbetur në vend. Në një intervistë për “Aldo Morning Shoq” këtë të Shtunë, në qytetin ku lindi e jeton sot e kësaj dite, ajo thotë se ende i ndjek shfaqjet në teatër dhe madje aktivizohet herë pas here krah aktorëve të rinj.
Aishe Stari: Nuk para ka pas ndonjë shfaqje kështu që të aktivizohem, shumë e vras mendjen se ngaqë më kërkon të rifilloj. Por, edhe nga mjekët që përveç gripit që qarkullon, prapë ai virusi i famshëm i Covidit. E kalova njëherë kështu që unë se dua për së dyti.
-Ruhesh domethënë?
Aishe Stari: Po patjetër, se jam dhe në moshë delikate tashi. Nuk e di më fal a s’më fal për së dyti. Asnjeri s’ka qejf të dorëzohet shpejt.
-Moshën s’ta pranoj dot njëherë, duke të parë kështu.
Aishe Stari: Për fat, unë nuk e ndjej moshën në kurriz, më duket vetja gjithmonë njësoj. E re.
-Po ti e reflekton. Të hipësh në një kamion kaq se unë e di sa është shkalla aty…
Aishe Stari (qesh): Me ndihmën e çunave.
-Ti ke qenë goxha aktive në Teatrin e Durrësit, që mirë apo keq ka pasur punë. Ajo që është meritë ishte dhe brezi juaj në fakt.
Aishe Stari: Nuk më pëlqen t’i ndaj në breza se në fund të fundit ai që dëshiron të punojë në teatër e ka pasion vetë.
-Ke bashkëpunuar me aktorë të rinj, pra këto kohët që je aktivizuar me teatrin?
Aishe Stari: Sigurisht teatrit i kanë ardh aktorë të rinj, kështu që i kam pas dhe partnerë.
-Shkon për të parë shfaqjet, i ndjek?
Aishe Stari: Po si jo! Bile më pëlqen një nga ato aktorët e rinj, Gent Zenelaj. Është djalë i talentuar, sidomos në fushën e humorit, nuk e lodh veten për të bërë gjeste të tepruara apo fjalor të papërshtatshëm. Më pëlqen shumë.
Zëri i saj është po i njëjti, si një ninull e ëmbël që përcjell ëndrrat fëminore e që kurrë nuk heziton të recitojë.
-I ke thënë ndonjëherë jo ndonjë oferte, thjesht sepse ka qenë jashtë kornizave të tua?
Aishe Stari: Në punën time po. Kur më ka dhënë në fillim regjisori im Gjergj Vlashi “Pleshtin” e Dritëro Agollit, një poemë, e pashë e gjatë e kështu… I thashë po nuk bën, jo anej e knej…Se pleshti me xixëllonjën ranë në dashuri, është aty. Kjo aludon për dallim racial i thoja unë, nuk na lejohet në skenë.
-Po pse?
Aishe Stari: Po pleshti i zi, dhe xixëllonja e bardhë e bukur…Regjisori këmëngulte, kur erdhi java e fundit që kishim provat gjenerale, mora një magnetofon dhe duke e studiuar e duke i ndarë personazhet dhe kur doli pleshti…
“Pleshti ra në dashuri, pleshti xhuxh dhe i zi. Dhe filloi akoma të lidhej, dhe filloi akoma të nxihej
I ati e shihte dhe bëhej vrer: pse djalit tim shëndeti s’i merr?
Hop, hop…një natë i tha ngadalë në vesh: ç’të dhemb o biri im plesht?
Dhe pleshti bir me sy nga xhami i tha: Baba, o baba…pa shih atje lart
Pleshti baba e kuptoi menjëherë dhe hop në derë
Aaa ti dashke xixëllonjën, do shkoj të ta sjell sa të hapësh gojën
E Kështu me radhë….“
-Uaaa na le pa fjalë!