Mirlind Daku, një nga lojtarët më të dashur në Kombëtaren shqiptare, ka publikuar një foto mjaft të veçantë në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook. Sulmuesi nga Gjilani ka postuar një foto me prindërit e tij, teksa shkruan: “Gjithçka që më nevojitet dhe gjithçka kam”.
Një foto mjaft e veçantë, që pasi ka treguar dashurinë e veçantë që ka për atdheun, publikon foto dhe me familjarët duke iu treguar se janë shumë të çmuar për të.
Kujtojmë që Daku është një nga protagonistët kryesorë në ndeshjet e fundit të Shqipërisë. 25-vjeçari ka shënuar një gol përballë Polonisë dhe ka asistuar në një tjetër në ndeshjen kundër Republikës Çeke.
Foto e publikuar nga Mirlind Daku.
Prindërit e Mirlind Dakut