U raportua më herët se dëmtimi i Armando Brojës do të zgjasë aq shumë saqë sulmuesi mund të humbiste edhe ndeshjet që Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Por trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka dhënë një lajm të mirë ditën e sotme. Trajneri argjentinas e shton si mundësi rikthimin e Brojës në ndeshjen e së hënës, që “Blutë e Londrës” do të luajnë përballë Tottenham
“Është mirë sepse sot po flisnim dhe ndoshta Broja do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol për të hënën. Ai po stërvitej sot. Por edhe më pare e sidomos ditët e fundit po bënte mirë. Shpresoj që ai të mund të përfshihet në ndeshjen kundër Spurs, por ende nuk është konfirmuar”, është shprehur trajneri i Chelseat.