osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse nuk u ka “hije” as burgu deputetëve berishistë?!

Pse nuk u ka “hije” as burgu deputetëve berishistë?!

Nga Anri Bala

SPAK bëri dje një hap “gjigand” sa i përket luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, duke dërguar për tu gjykuar një djalë të ri, kryebashkiak socialist, vetëm sepse sipas tyre kishte lajmëruar një elektriçist të OSHEE, që të mos i priste dritat një qytetari sepse ishte votues i majtë.

Në këtë urdhër, nëse është e vërtetë, është gjithë “krimi i organizuar, korrupsioni, madje dhe grupi i strukturuar kriminal”, ku bëjnë pjesë hallexhiu, që nuk kishte mundësi të paguante dritat, ndërmjetësi, elektriçisti dhe kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.

E mora këtë shembull për të treguar, se sa shpejt SPAK u hap dyert e burgut zyrtarëve të majtë dhe si nuk gjeti një çelës për t’i hapur për ish zyrtarët e Berishës, me në krye Saliun në listë.

Si është e mundur, që Fatmir Mediun nuk e kap ligji i dekriminalizimit, edhe pse i dënuar nga drejtësia italiane dhe i shpallur fajtor për dhënie ndihmë të një personi me precedent penal në BE, për të kaluar tranzit si anëtarë i një delegacioni qeveritar që kryesohej nga vetë deputeti… kurse një kryebashkiak i majtë hetohet nga SPAK, sepse nuk ka deklaruar se është dënuar si emigrant klandestin në shtetin grek, si mijëra shqiptarë?!

Nuk po flasim për gjyqin e pambyllur në Shqipëri, nga i cili ka shpëtuar me imunitet, për shkak të nderit që i ka bërë Shkëlzenit që të mos dëshmonte, se ishte biznesi i tij në Gërdec dhe as lidhjet e tij me bizneset në Shqipëri dhe milionat e pajustifikuara nga llogaritë personale. Kunkluzioni: Burgu e ka frikë Faten, sikurse ka frikë Saliun.

Gazmend Bardhi, një politikan i gjetur rastësisht nga Lulzim Basha, i cili sot “kuis” për demokraci dhe liri për opozitën, shëtit llozhave pas një vepre tejet të rëndë si grup i strukturuar kriminal. Ngritja e strukturave paralele dhe marrja e kompetencave ligjore që nuk t’i jep asnjë ligj, janë veprim që cënojnë shtetin, rendin dhe qytetarët. Strukturat e mbrojtjes së votës me armë dhe mjete të motorizuara, ndalimi dhe kontrolli i qytetarëve, deri tek vrasja… ishte kulmi i veprimtarisë së kësaj organizate kriminale, e cila nuk u ndëshkua kurrë, deri sa organizatori është deputet, si pjesë e turpit në Parlamentin Shqiptarë.

Ervin Salianji i dënuari i dosjes “Babale”, për intrigë, shantazh, shpifje dhe veprime që cënojnë qyetetarë të pafajshëm, ka disa vite që sillet vërdallë, sepse gjykata nuk mund të jap vendimin e formës së prerë, që duhet ta kishte bërë me kohë, por bënë sikur harron dhe Salianji është edhe fajtor edhe i pafajshëm, me kandil në dorë për t’i ndriçuar Saliut me tymuese sallën e parlamentit.

Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion madhor dhe pastrim parash, sokëllinë e ulëret me sa ka në kokë për revolucion, marrje armësh, shëmbje të diktaturës imagjinare, nën drejtimin e tij dhe SPAK thjesht i hedh një kockë opinionit shqiptarë… për fundin e pandëshkushmërisë, që vjen erë më shumë se fekalet.

Por a mos vallë, SPAK mendon se këtyre nuk u ka hije burgu?! Mirë është që të mendosh dhe për këta dhe nja dhjetë të tjerë, që rrinë pas Saliut, me iluzionin e fituar nga sjellja e drejtësisë pa shtyll kurrizore, se poshtë poturreve të Berishës, ka imunitet deri në vdekje, ai dhe çdo “zar” dhe lehës i tij.

Meqë burgu është për burra, e që të mos u duket vetja kaq pavlerë këtyre demomutëve, duhet të bëhet edhe ndonjë burg për gjysmak që rrinë me shalë hapur… një këmbë te Saliu, një këmbë te Lulziu, pasi nëse shkojn brenda bashkë me llozin i’u a mbyll edhe shalët Qaniu./Ekskluzive.al