Nga Profesor.Mustaf Bajrami
Si u bë që as në Kosovë e as në Shqipëri asnjë rrugë e asnjë shesh nuk u quajtë me emrin e ish-kryeministres turke, Prof. Dr. Tansu Çiller?
Pse e shtroj këtë pyetje?
Sepse, kur më 17 mars të vitit 1997 forcat ushtarake greke të përbëra nga 1 mijë ushtarë me artileri, tanke dhe automjete të blinduara e të udhëhequra nga Janis Karamiodis u futën në tokën shqiptare për ta aneksuar jugun e Shqipërisë.
Ishte Tansu Çiller, ish-kryeministrja e Turqisë, e quajtur Zonja e Hekurt, ajo e cila telefonon Athinën zyrtare dhe i drejtohet me këtë ultimatum: “Nëse nuk tërhiqeni brenda 24 orëve nga tokat shqiptare, Turqia brenda një ore do të nisë bombardimin e Athinës dhe do ta pushtojë Greqinë.
Kthim prapa më nuk do të ketë”. Pas këtij ultimatumi befasues për kancelaritë evropiane dhe i frikshëm për Greqinë, Tansu Çiller paraqitet në televizionin publik TRT, i thotë vetëm dy fjali dhe aq befasishëm ngritet nga ulësja në studio:
“Kush prekë Shqipërinë, ka prekur Turqinë. Këtë le ta dijnë të gjithë ata që mendojnë me hy në luftë me Turqinë”!
Atëbotë isha për studime në Turqi dhe i kujtoj me krenari ato fjalë dhe ato pamje…!