Nga Agim Cani
Rrëmuja e Religioneve shqiptare…Lerini keshtu si eshte…rrëmuje.
Lerini shqiptarin si eshte! Pak i krishtere, pak myslyman, pak ortodoks ose pak bektashi. Te gjitha i ka shqiptari.
Nje shqiptar që shkon ne kishe dhe heq kepucet, që shkon ne xhami dhe ben kryq, që betohet per Allah me goten e rakise. Lereni! Mos e beni si Sudan e Jemen.
Ose si Majlajzia ku jep leksione teologjie antishqiptari Olsi Jazexhi qe e quan Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbej terroist.
Lereni fene neper shtepija e xhami e kishe. Mos e leni rrugeve si te pire qe te mos dije kush eshte e cfare ben!
Jo neper sheshe me britma qe shurdhojne mendje e zemer. Leren!
Mos pritni te keni shije groshe kur hani hallve.
Mos u habisni qe keni kriminele , vrases e kanibal kur mbillni histerizem fetar. Jemi popull i vogel ne Ballkan e Europe.
Boll kemi probleme. Shkurtojani gjuhen çdo hoxhe qe thote vetem islami eshte fe e vertete, çdo prifti ortodoks qe predikon me gjuhen greke.
I thoni lutjet shqip, se Zoti atje lart i rregullon vete – thoshte Fan Noli, ky shqiptar europian qe nuk ka te dyte.
Jepeni Dinin per Drinin! Nuk ka gje me te shtrenjte e shenjte se Kombi .
Dhe pse skena tnjajten fe kena tane nje Atdhe….!