Angeline Jolie ka reaguar për bombardimet në kampin e refugjatëve Jabalia. Përmes një postimi në Instagramin e saj ajo flet dhe për atë që po ndodh në Gaza me palestinezët.
Jolie akuzon liderët botërore për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, nga i cili vetëm po merren jetë të pafajshme.
“Ky është një bombardim i qëllimshëm, i një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shkojë. Gaza ka qenë një burg për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv. 40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Po riten familje të tëra.
Ndërsa bota po shikon, shumë qeveri po heshtin ndaj kësaj padrejtësie që u bëhet miliona njerëzve. Familje të tëra po dënohen, po privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihmat humanitare në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar thirrjen për një armëpushim, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, shkruan aktorja në postimin e saj.