osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Interes i jashtëzakonshëm, “avullojnë” për 1 orë biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

Interes i jashtëzakonshëm, “avullojnë” për 1 orë biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

Shqipëri – Ishujt Faroe luhet të hënën e 20 nëntorit në “Air Albania” duke nisur nga 20:45. Sfida është e fundit për kualifikueset e Euro 2024 (grupi E) dhe kuqezinjtë e Sylvinhos presin vetëm zyrtarizimin për në finalet e “Gjermani 2024”.

Mbrëmjen e së enjtes në orën 20:00 FSHF nxori në shitje biletat, të cilat “avulluan” në më pak se dy orë. Interesi ishte i lartë për këtë duel, që vjen pas atij me Moldavinë në transfertë (17 nëntor) ku me gjasë tanët do marrin zyrtarisht një biletë për më tej.

Menjëherë sapo biletat dolën online, interesi i lartë i tifozëve bëri që serveri të binte, me faqen që kishte më shumë se 4800 tifozë në pritje. Pas orës 22:00 të kësaj të enjteje, asnjë biletë nuk kishtë më në treg.

Vlen të theksohet se çmimet e biletave për sektorët pas porte dhe në tribunën karshi varionin nga 3000-8000 lekë. Çmime të larta kur mendon se kundërshtari përballë është i renditur i fundit në grup.

“Air Albania” ka 22.500 ulëse dhe tifozët miq do jenë të paktë në numër. FSHF nuk nxori në treg asnjë biletë në tribunën qëndrore apo atë VIP, çka pritet që ato të dhurohen nga organi i futbollit për sponsorët dhe të ftuarit.

Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.