Megjithëse pamjet e saj duken si një fotomontazh, kjo është në fakt një kishë e vërtetë që qëndron në lartësinë 774 metra mbi nivelin e detit, e ndërtuar në faqe të një humnere në veri të Italisë, pa rrugë të dukshme kalimi apo hyrjeje.
E njohur si ‘Santuario Madonna della Corona’ (Faltorja e Zonjës së Kurorës), është ndërtuar në faqen e malit Baldo.
Vendi është i frekuentuar nga pelegrinë që admirojnë panoramën, artin e saj dhe misterin e krijimit.
Faltorja krenare më shumë se 1000 vjeçare qëndron mbi luginën e lumit Adige, pranë liqenit Garda.
Vizitorët tërhiqen nga pamjet spektakolare dhe skulpturat e shfaqura në të, si ato të Scala Santa – shkallët në të cilat ka ecur Jezusi drejt pallatit të Pilatit, shkruan Daily Mail.
Santuario Madonna della Corona besohet se ka qenë një vend eremitësh ku banonin murgjit e lidhur me kishën e St Zeno në Verona, por ende shume pikëpyetje mbeten mbi ndertimin e saj dhe autoret.
Në faqen e internetit të kishës thuhet se në shekullin e 13-të këtu gjendej një manastir dedikuar Santa Maria e Montebaldo.
Në të shtohet: “Vendi është ideal për ata që duan të kombinojnë momente lutjeje deh paqeje të brendshme, me mundësi relaksimi dhe shijimi të natyrës”.
Një pjesë e ndërtesës raportohet se është inauguruar më vonë në 1530 kur pelegrinët mund të arrinin aty vetëm me një palë shkallë të ngushtë përgjatë humnerës. Dy kalime të tjera janë ndërtuar më vonë në mënyrë të vizitorët të mund të shmangnin kalimin e llumit.