Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur dje pa opozitën. Teksa në mbledhje ministri i Financave, Ervin Mete prezantonte projektbuxhetin e vitit 2024, deputetët e opozitës të pranishëm në sallë ishin vetëm dy, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji, të cilët duket se kanë “tradhtuar” liderin e tyre shpirtëror hallexhiun non grata Sali Ram Berisha.
Në Konferencën e Kryetarëve, deputeti bejtexhi Agron Gjekmarkaj ka sulmuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilës i kërkoi që të marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe të mos e kthejë Parlamentin në një burg.
Ndërkohë deputetët e tjerë që vetëm deputetë nuk janë por një tufë “lacash” që shkulin mikrofon dhe uzurpojnë karriget e ministrave për ta kthyer parlamentin në një arenë cjepsh pa brirë janë bllokuar te shkallët nga punonjësit e Gardës.
Ja recitimi i bejtexhiut Gjekmarkaj
“Ju lutem mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve. Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë. Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale. Anormaliteti nuk sjell normalitet.
Kjo sjell revoltë, sjell protestë. Protesta merret parasysh, nga protesta reflektohet. Bëhuni të përgjegjshëm. Mos silleni si manekin që zbatoni porosi”, deklaroi ai. Por pasi Komisioni i Ekonomisë u mblodh online ka reaguar sërish deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit në rrjetet sociale deklaron se mbledhja nuk mund të kryhet pasi vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi nuk duhet të de-natyrohet.
Sipas Gjekmarkajt, mbledhje online është bërë pasi mazhoranca i fshihet ballafaqimin me opozitën. Ndër të tjera në reagimin e tij gjatë, ndër të tjera Gjekmakaj i kërko kryeministrit Edi Rama që t’u qëndrojë deklaratave të tij, bërë në vendet perëndimorë, pasi sipas tij nuk mund të ketë dy Shqipëri, një në fjalimin e samitit të BE-së dhe një tjetër që vë në diskutim ‘konceptin e opozitës në një shoqëri demokratike’.