osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

BE i jep miliarda, Vuçiç iu tregon gishtin e mesit

BE i jep miliarda, Vuçiç iu tregon gishtin e mesit

Nga Enver Robelli

Gjatë fundjavës Millorad Dodiku kërkoi krijimin e Serbisë së Madhe. Kësaj kreature, sipas tij, do t’i bashkoheshin Serbia, Mali i Zi dhe entiteti serb (“Republika Srpska”).

Të martën kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i tha në sy presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen se Serbia nuk e ka ndërmend ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës. E Ursula? Ursula tha: Ne e duam Serbinë në BE.

Para gati 25 viteve gazetari i famshëm gjermano-zviceran Viktor Meier ankohej e protestonte se politika e BE-së vuan nga “serbocentrizmi”.

Në vitin 2023 BE po i përsërit gabimet e njëjta. Përkëdhelja e vazhdueshme e agresorit nuk e zbut, por e trimëron agresorin. Agresori është Serbia.

Ka 10 vjet që burokratë të BE-së thonë se “Vuçiqi kryen punë” (d.m.th herët a vonë do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës).

Në vitin 2023 shihet qartë: Vuçiqi i ka tërhequr për hunde diplomatët e BE-së, ka marrë disa miliarda nga buxheti i BE-së dhe ka pështyrë mbi çdo vlerë perëndimore.

Këta i japin miliarda, ky ua jep gishtin e mesëm. Këta i kërkojnë sanksione ndaj Rusisë, ky shkon në Pekin dhe ia puth dorën Vladimir Putinit.

Në mars Kosova e pranoi marrëveshjen franko-gjermane. Përfshirë edhe asociacionin. Vuçiqi iku nga tavolina e bisedimeve sepse nuk dëshironte të nënshkruante.

Bashkë me të ikën edhe të ashtuquajturit ndërmjetësues duke pranuar agjendën e Vuçiqit, që së pari të bëhet asociacioni, pastaj “shohim e bëjmë”, ndoshta Vuçiqi tregohet zemërmirë dhe e nënshkruan marrëveshjen në tërësi. Nuk e nënshkroi. Përkundrazi. Bëri gjithçka për të eskaluar situatën.

Në tetor, Kosova për herë të dytë e pranoi marrëveshjen franko-gjermane (përfshirë të shumëkërkuarin asociacion). Vuçiqi iku nga tavolina e bisedimeve. Para takimit shpalli zgjedhje.

Kjo është taktika e tij. Sa herë që gjendet nën presion, shpall zgjedhje. Gjatë fushatës elektorale, zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve ai arsyetohet se nuk mund të bëjë asgjë.

Loja e Vuçiqit ka qenë aq transparente, nuk e kanë parë vetëm ata që qëllimisht i kanë mbyllur sytë. Nuk e kanë parë ata që kanë qenë aleatë të tij në idetë për vizatimin e kufijve. Për ndarjen e Kosovës. Për krijimin e Serbisë së Madhe.

Nuk e kanë parë propagandistët lokalë. Kujdestarët e cinizmit. “Gjeostrategët” e kafehaneve dhe odave digjitale. Serbia në 25 vitet e fundit ka qenë e gatshme të pranojë vetëm një plan: ndarjen e Kosovës. Planet e tjera i ka refuzuar.

Kështu do të sillet edhe me planin franko-gjerman. Vuçiqi do të prolongojë çdo pranim të planit me shpresën se mbijeton deri në nëntor 2024, atëherë shpreson se në Shtëpinë e Bardhë do të hyjë Donald Trumpi. Dhe loja do të nisë nga fillimi. Me ide për ndarjen e Kosovës.

Rrethanat gjeostrategjike nuk janë të favorshme. Përballë dy luftërave të mëdha (Ukrainë, Izrael), kush ka kohë të merret me “ngatërresa ballkanike” (ndonëse ato shpejt bëhen të përgjakshme, siç tregoi 24 shtatori).

Që tani kanë filluar aludimet: nuk është me rëndësi nënshkrimi, por zbatimi. Kosova sërish gjendet para shumë vështirësive. Por sa janë të vetëdijshëm për këtë politikanët e saj (në pushtet e opozitë)?