osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Monika Kryemadhi në panik, pranon se Ilir Meta është thirrur në SPAK, merr në mbrojtje Sali Berishën dhe sulmon prokurorët specialë për arrestimin e Malltezit si i burgosur politik

Monika Kryemadhi në panik, pranon se Ilir Meta është thirrur në SPAK, merr në mbrojtje Sali Berishën dhe sulmon prokurorët specialë për arrestimin e Malltezit si i burgosur politik

Në kupolën e LSI ka plasur “bomba”. Më të tmerruarit janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të skeduar ndërkombëtarisht si çifti më i korruptuar në Shqipëri.

Ata vijojnë lëvizjet alarmante, duke u përgatitur për skenarin e arratisjes dhe strehimit politik nëse SPAK do të lëshojë një urdhër për arrestimin e tyre për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, pasuri të paligjshme, falsifikim kontratash, plaçkitje të pasurive publike, shantazh, trafiqe dhe për një sagë krimesh të tjera të konsumuara gjatë dy dekadave të fundit.

Kryemadhi e tregoi qartë dje panikun dhe nënkuptoi se bashkë me Metën kanë qenë të informuar mirë rreth zhvillimeve të fundit në SPAK për dy dosjet e tyre penale më të nxehta, pastrimi i parave të pista dhe CEZ-DIA, ku Ilir Meta është më i rrezikuari.

Ai është pa imunitet dhe SPAK e kap shumë kollaj ndryshe nga Monika Kryemadhi që ende mban postin e deputetes. Kryemadhi e pyetur jashtë sallës së Kuvendit nëse ajo ose ndonjë familjar i saj kanë pasur fletëthirrje nga SPAK u përgjigj se ajo ka pasur shumë fletëthirrje.

Gjithashtu pranoi se Ilir Meta është thirrur në SPAK dhe shtoi se pret të thirret edhe ajo nga Prokuroria Speciale sa i takon operacioneve plastike. Ndërsa sa i takon çështjes së lobimit ajo deklaroi se ende nuk ka ndonjë thirrje nga SPAK. “Po edhe mund të ketë.

Çfarë problemi ka? Mund të ketë edhe për 200 çështje. Për ne fletë-thirrje nuk ka, po fletë-thirrje mund të ketë dhe për dashnoret dhe dashnorët e gazetarëve.

Kam pasur fletëthirrje të shumta nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Tiranës e Fierit, por edhe nëse do të kem për çështje të tjera do të shkoj. Pres nga SPAK të më thërrasë edhe për operacionet plastike. Deri më tani nuk kam asnjë njoftim. Jo nuk jam thirrur për lobimin”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi merr në mbrojtje Sali Berishën

Frika nga një arrestim i mundshëm i saj apo dhe i Ilir Metës, Kryemadhit nuk i “lexohej” vetëm në ballë, por ndihej dhe nga fjalët e saj. Ajo sulmoi si asnjëherë prokurorët specialë duke i quajtur ushtarë të Edi Ramës. Gjithashtu Kryemadhi mori në mbrojtje familjen Berisha e cila po përballet me drejtësinë.

E pyetur për akuza ndaj Sali Berishës dhe bashkëshortit të vajzës së tij në lidhje me hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, Kryemadhi e cilësoi Jamarbër Malltezin si të burgosur politik. “Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik.

Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror.

Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit. Mua nuk më shqetëson SPAK-u. Çfarë është një prokuror? Është një nëpunës. I paguan rrogën Edi Rama që i thotë të heqë gruan nga puna, të vëmë 10 policë nga prapa”, deklaroi ajo.

Pse pastrimi i parave rrezikon Metën dhe Kryemadhin?

Janë konfirmuar me letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në vitet 2016-2017, para të cilat nuk u dihet burimi, pasi nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Ka pasur një tentativë të Metës për të bërë ‘kurban’ Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin për dosjen e lobimit, por asnjëri nuk ka pranuar të bëjë burgun për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Hetimet mësohet se kanë treguar se Ilir Meta është koka e aferës së lobimit, ndërsa paratë besohet se burojnë nga aferat korruptive kur Meta ishte pjesë e qeverisjes. /Elmas Bogdani