osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali, avokaten Vali Teodoresku e ke bërë ti juriste, ndërsa vëllain i’a emërove drejtor te Burgu i Bënçës

Sali, avokaten Vali Teodoresku e ke bërë ti juriste, ndërsa vëllain i’a emërove drejtor te Burgu i Bënçës

Avokatja e famshme Valentina Teodoresku (Shehu) ka qenë aq ekstremiste e PD dhe idhtare e Saliut, sa fotografinë e tij e mbante në kornizë. Me urdhër të tij, ish-mësuesja e fillores në fshatrat e Memaliajt, përfundoi studimet me korrespondencë për juriste në gusht 1995, dhe zgjodhi avokatinë si seksere për biznes me gjyqet në Tiranë, Durrës e disa gjykata të tjera, ku ishin emëruar drejtues dhe gjyqtarë plepistë nga Tepelena…

Avokatja 70-vjecare Valentina Teodoresku (Shehu), e lindur në Memaliaj, banuese në Tiranë dhe shtetase e Bullgarisë, e martuar atje; po sulmohet nga Sali Berisha, foltoristët dhe mediat e tij, si “enveriste, patronazhiste e PS, idhtare e Edi Ramës, vegël e SPAK dhe avokate seksere e prokurorëve e gjyqtarëve”.

Por Saliu dhe “ushtria” mediatike e Foltores, nuk duhet ta sulmojnë, mbasi avokatja “Vali i Memaliajt”, ka qenë aq ekstremiste e PD dhe idhtare e Sali Berishës, sa fotografinë e tij e mbante në kornizë në shtëpi dhe është shpërblyer familjarisht prej tij.

Ja dy fakte:

Fakti i parë/ Me urdhër të Sali Berishës, Valentina Shehu ish-mësuesja e fillores në fshatrat e Memaliajt, përfundoi studimet me korrespondencë te Fakulteti Juridik në Tiranë në gusht 1995, dhe zgjodhi avokatinë, si seksere për biznes me gjyqet, ngaqë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër e disa rretheve të tjera, ku ishin emëruar drejtues dhe gjyqtarë plepistë nga Tepelena.

Fakti i dytë/ Pas ardhjes së PD në pushtet më 1992, Sali Berisha urdhëroi të rikonstruktohej Burgu i Bënçës, dhe atje emëroi drejtor Asaf Shehun, vëllain e avokates Valentina Teodoresku, megjithëse ishte ende student me korrespondencë te Universiteti i Gjirokastrës.

E emëroi si militant ekstremist në burgun e Bënçës, ku çoi Fatos Nanon; instruktazhin e sjelljes ndaj tij, vëllait drejtor të avokates Valentina Teodoresku, ia bëri vetë Sali Berisha 1 javë në zyrën e tij në Presidencë.

Ai zbatoi strikt çdo porosi e urdhër të Sali Berishës, dhe qëndroi drejtor i Burgut të Bënçës edhe 8 muaj pasi u lirua Fatos Nano.

Në tetor 1999, kur PS ishte në pushtet, vëllai i avokates Valentina Teodoresku, u emërua përsëri Drejtor i Burgut të Bënçës; emërim për të cilin, nga PS e Tepelenës u përfol se u bë nëpërmjet Gramoz Ruçit.

Ishte shpërblyer, pasi kishte rrëfyer dhe i kishte dorëzuar Gramozit, gjithë bisedat, radiogramet teletekst dhe shkresat konfidenciale që kishte shkëmbyer vetëm me Sali Berishën, për mënyrën dhe kushtet e trajtimit të Fatos Nanos në burgun e Bënçës; por dhe filmimet e vizitorëve socialistë e funksionarë demokratë, që paguanin për ta takuar vetëm natën.

Në këtë detyrë, vëllai i Valentinës që gjykata e ka caktuar avokate të Sali Berishës, qëndroi deri në mars 2006, kur Sali Berisha e largoi si drejtor të Burgut të Bënçës, duke e çuar drejtor te Burgu i Kavajës, ndërsa më pas oficer në disa burgje të tjerë, deri më 2009-ën kur e largoi fare.

Referuar këtyre fakteve, Saliu për moral, nuk duhet ta shajë avokaten Valentina Teodoresku, sepse vetë e ka bërë juriste, ndërsa vëllain ia bëri drejtor te Burgu i Bënçës më 1993-‘97 kur atje ishte Fatosi./Pamfleti