Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar masën e sigurisë të SPAK ndaj Sali Berishës referuar hetimeve te ish-kompleks Partizanit.
Sipas Murrizit masa e marrë ndaj Sali Berishë është poshtëruese pasi ai nuk është larguar as në vitin 1997 kur kërcënohej nga plumbat e jo më tani.
Gjate intervistes per “Euronews Albania”, Murrizi habiti të gjithë duke deklaruar se merrte përsipër të çonte me skaf Berishën nga Divjaka në Barcelonë.
“Pa pashaportë ikën sa herë t’i mbushet mendja, në çdo orë të ditës kur t’i teket dhe me çfarë të ketë qejf. Unë e çoj me skaf, nga Divjaka në Barcelonë, ku të ketë qejf. Po kush do e mbrojë Frontexi apo kufiri i Taulantit? Kush do ta mbrojë?
Sali Berisha ikën kur t’i teket, por s’është nga ato që ikën. Tre çereku i PD-së iku me brekë e kanatiere në 97’-tën, në mes të natës, në Durrës desh u rrahën se s’kishte vend në traget, ai nuk iku. Ka qenë aty dhe nuk u arratis dhe për hir të së vërtetës as ne vitin 1997″ – u shpreh Murrizi.!