Heidi Baçi, e reja shqiptare që u largua nga ‘Grande Fartello’ pas përballjes me babain e saj. Histori kjo, për të cilën pati shumë polemika në Itali.
E ftuar në Verissimo, ajo ka shpjeguar se nëna e saj ka pasur një atak paniku pasi e ka parë atë në vështirësi brenda shtëpisë së ‘Grande Fratellos’. Po ajo është më mirë tani, ka shtuar me tej Heidi.
VIDEO/ Babai shqiptar nxjerr vajzën nga shtëpia e
LEXO EDHE:
VIDEO/ Babai shqiptar nxjerr vajzën nga shtëpia e “Grande Fratello”, Itali! E kritikoi për pëlqimin ndaj aktorit 20 vjet më të madh
Këto vështirësi kishin të bënin me marrëdhënien që ajo kishte krijuar me Massimiliano Varrese, të përmendur nga babai i saj. Të hënën Baçi ka pasur një përballje me aktorin e cila ka qenë shumë e ashpër. Kështu që sot në Verissimo ajo shpjegoi se çfarë kishte përjetuar aty brenda shtëpisë.
“Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, simpatik, dukej si një njeri serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një ndikimi të parë. Megjithatë, më pas situata ndryshoi”.’- tha Heidi.
Kujtojmë që ai tha se ishin të dashuruar dhe Heidi nuk ishte dakord me këtë.
Më tej Heidi tha: ‘Këto janë deklarata shumë të forta. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu, sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie shoqërore, ku brenda një reality show është gjithashtu bukur të luash lojën.
Pastaj u bë një obsesion. Dhe nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri. Pastaj më lindi një ndjenjë faji. Nuk doja ta shtyja përsëri aq fort. E ndjeva edhe këtë ndjenjë mbrojtjeje për imazhin e tij. Dhe kështu u përpoqa të zbusja tonin, por ishte e pamundur me Massimiliano.’.
Heidi më pas përfundoi duke thënë: “Ai më shkatërroi Big Brother-in”.
Ajo gjithashtu fajësoi veten që nuk ngriti mure ndaj tij dhe nuk ishte më e ashpër dhe më e vendosur.
Ndërsa shtoi: “Massimiliano është fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar. Dhe këto janë gjëra që për fat të keq nuk mund t’i rregulloj.’.