osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria “zien” nga goditja e SPAK për familjen “Berisha”! Në kampin e ish LSI-së ka rënë “zija” para kohe: Ja arsyeja!

Shqipëria “zien” nga goditja e SPAK për familjen “Berisha”! Në kampin e ish LSI-së ka  rënë “zija” para kohe: Ja arsyeja!

Sali Berisha mund ta përfundojë karrierën e tij të gjatë politike në burg. Për herë të SPAK e ka tronditur nga themelet ish-kryeministrin dhe familjarët e tij. Prej gjashtë ditësh, politika, institucionet, mediat, analistët dhe të gjithë shqiptarët vazhdojnë të komentojnë këtë lajm të bujshëm.

Por vetëm në Partinë e Lirisë ka pllakosur heshtja e plotë, si të mos ketë ndodhur gjë fare. Ilir Meta bëri vetëm një reagim të shkurtër në rrjetet sociale në momentin kur u godit Berisha, por që prej asaj dite është zhdukur. Monika Kryemadhi nuk ka reaguar fare dhe as nuk është shfaqur në asnjë moment në media.

Meta nuk është zhdukur vetëm nga daljet publike. Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, kreu i LSI-së prej katër ditësh nuk ka postuar asgjë as në rrjetet sociale. Janë dy arsye që ata po heshtin. Ose ata po e luajnë këtë skemë se ndoshta kështu nuk kujtohet njeri për ta dhe harrohen dosjet e tyre. Ose po përgatiten për ditën kur t’ju trokasë në derë SPAK dhe nuk duan të konsumohen me mbrojtjen e Berishës.

Terrori në Partinë e Lirisë

Altin Dumani, kreu i SPAK tha para disa javësh se dosjet e Metës janë prioritet kryesor i SPAK. Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dy dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta” për ish-presidentin. Bëhet fjalë për dosjet e CEZ-DIA dhe pastrimit të parave të pista të cilat pritet t’i hanë kokën ish-presidentit, familjarëve të tij, dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave. Burime të gazetës “Sot” bëjnë me dije se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt priten rezultate. Por ajo që duhet theksuar është se ai që po kujdeset që të çojë Ilir Metën drejt burgut është një prokuror “i hekurt”, i trajnuar nga amerikanët. Dy dosjet janë në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi.

Si fillim njeriu që ka hetuar dosje të tjera të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin. Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”.

Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë. Sotir Kllapi thuhet se ka mbledhur të gjitha provat, të cilat tregojnë se Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Paratë e pista

Përveç CEZ-DIA, Meta është në ankthin e prangave për pastrim parash. Jo vetëm ai, por edhe Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili që kanë firmosur dokumentet që mund të fundosin gjithë kupolën e ish-LSI. Letër-porositë e tjera të dërguara nga SPAK drejt vendeve të huaja duket se po e mbajnë nën ankth kreun e Partisë së Lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur së fundmi një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon dosjes së lobimit.

Dokumenti amerikan detyroi të gjithë kupolën e LSI që të zbarkojë një nga një në dyert e SPAK. Ndërkohë Meta është ende në ankth pasi të tjera prova tronditëse pritet të vijnë për strukturën-antikorrupsion. SPAK pret përgjigje nga Qipro, Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri për familjen Meta. Janë bashkuar disa kallëzime për Ilir Metën dhe të gjitha për pastrim parash që po hetohen nga prokurori Sotir Kllapi. Pra ky i fundit ka shtrirë hetimet në disa vende si në Qipro, Austri, Itali dhe në San Marino dhe të gjitha shërbejnë për të “qepur” mirë dosjen e Metës./Elmas Bogdani