Edhe kafshët e njohin zeron. Së fundmi, listës i është shtuar edhe një insekt, pikërisht bleta. Kështu delfinët, papagallët, shimpazetë dhe bletët arrijnë të dallojnë dhe kuptojnë konceptin kompleks matematikor abstrakt të zeros.
Studimi i publikuar në revistën shkencore Science, është kryer nga Universiteti i Melbourne në Australi në bashkëpunim me universitetin francez të Tolouse.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm, pasi mund të përdoret për zhvillimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale.
Gjatë eksperimenteve, bletët kanë treguar se e dinë që zero është më e vogël se numri 1.
Shkencëtarët shprehin befasinë e rezultatit të studimit, pasi statistikat flasin qartë. Bleta, një specie kaq e ndryshme nga njeriu, me më pak se një milion neurone, ndryshe nga njeriu që numëron 89 milionë të tilla, arrin të ketë një aftësi kaq të komplikuar.
Në fakt zero është koncept i vështire, të cilin edhe fëmijëve i duhen kohë e gjatë për ta mësuar, ndërkohë që në disa sisteme numerike të civilizimeve antike nuk ekzistonte./Klan Plus