Sali Berisha thotë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 Tetorit, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv.
Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta.
Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?
Sali Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol.
Blendi Fevziu: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?
Sali Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej.