Sali Berisha tha se ka folur në telefon me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Për këtë të fundit tha se ka moral të admirueshëm.
Blendi Fevziu: Me z.Malltezi keni komunikuar?
Sali Berisha: Sigurisht, ka një moral të admirueshëm. E di ç’i thashë të atit mbrëmë? Duhet të jesh krenar me djalin.
Ai ishte siç është. Nuk kalohet me procese politike, sepse nuk ka njeri në Shqipëri që thotë, më bëri presion, më kërkoi këtë.
Të vetmen gjë që ka bërë ai ka zgjidhur problemin e atyre 42 familjeve që kanë pas ndërtuar pa leje dhe ka qenë ndërmjetës i shkëlqyer i pronarëve.