Regjisorja Vera Grabocka nuk ndan shumë momente familjare në Instagramin e saj dhe shpërndan vetëm postime që
lidhen me punën. Mirëpo mëngjesin e ditës së sotme ka bërë një përjashtim.
Grabocka ka postuar foto nga dy kënde të vilës së saj dhe bashkëshortit, aktorit të madh Timo Flloko.
Në foton e parë ajo shihet në një ambient ndenjeje me një arredim elegant dhe me kolona të mëdha.
Në foton e dytë regjisorja ka pozuar pranë një statuje dekorative që qëndron pranë pishinës së saj në oborr.