osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Romeo Kara plas “bombën”: Ja çfarë e pret Sali Berishën në ditët në vijim! Emri i personazhit “VIP” që do arrestohet shumë shpejt dhe politikani që mund të hapë ‘Kutinë” e Pandorës’ në SPAK për Shkëlzenin

Romeo Kara plas “bombën”: Ja çfarë e pret Sali Berishën në ditët në vijim! Emri i personazhit “VIP” që do arrestohet shumë shpejt dhe politikani që mund të hapë ‘Kutinë” e Pandorës’ në SPAK për Shkëlzenin

Juristi i njohur, Romeo Kara thotë se është e sigurt që Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe do të arrestohet, teksa thekson se ish-kryeministri minimumi rrezikon nja 10 mijë vite burg për të gjitha vepra penale që ka kryer.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT” dhe duke komentuar zhvillimet e fundit që vijnë nga SPAK, e cila ka hyrë në oborrin e Sali Berishës, zoti Kara zbulon se çfarë e pret Sali Berishën në ditët në vijim sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Po ashtu, ai ka treguar edhe emrin e personazhit “VIP” që do arrestohet shumë shpejt dhe politikani që mund të hapë ‘Kutinë” e Pandorës’ në SPAK për djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin.

Po ashtu, juristi theksoi se ndaj Berishës më vonë do të ketë rëndim të pozitës së tij, pasi është minimumi i akuzave që bëhen për të hapur procesin penal ndaj tij. Madje ai nënvizoi se do të ketë të tjera akuza për Berishës, ndërsa tha me ironi se nëse nuk shkon “npn-grata” pas hekurave është mirë që hekurat të hiqen. Sipas juristit, amerikanët kanë siguruar Prokurorinë e Posaçme që mos të frikësohen nga njerëz si Sali Berisha.

-Zoti Kara, SPAK duket se ka tronditur familjen “Berisha”. Si e shikoni hetimin e aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha?

Këtë hetim e vlerësoj në përputhje të plotë me ligjin dhe sinjifikativ për të ngritur në një nivel të ri luftën ndaj korrupsionit të lartë qeveritar dhe instalimin e ndëshkimit ligjor për të gjithë ata që duke abuzuar me pushtetin vodhën dhe tjetërsuan pronat publike. Gjithsesi e vlerësoj edhe si proces të vonuar dhe si të tillë jo plotësisht efektiv. Tashmë tabuja e paprekshmërisë së Sali Berishës ra, prandaj ky proces do të mbahet mend pikërisht për rrëzimin e kësaj tabuje.

-Po ashtu, SPAK akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij. Lidhur më këtë rast, Sali Berishës iu bllokua pasaporta dhe iu caktua nga GJKKO masa “detyrim paraqitje” dhe i ndalohet të udhëtojë jashtë shtetit. Si e shikoni ju këtë vendim?

Sali Berisha ka qenë i zhveshur nga çdo vlerë morale që duhet të ketë një burrë shteti. Tani pozitat e tij po rëndohen edhe ligjërisht. Kanë qenë të shumëpritura, janë edhe të shumë vonuara. Një person që ka kapur shtetin, ka rrëzuar çdo siguri juridike dhe që ka luajtur me kapjen e sistemit të drejtësisë. Ka pasur edhe ngurim për ta hetuar. Ka qeverisur në mënyrë kaq flagrante në kundërshtim me ligjin, është e vështirë të gjesh një qeverisje në zbatim të ligjit në qeverisjen e tij.

I pari që ka instaluar zhveshjen e vendit nga pasuritë publike. A duhet kthehej kjo pronë apo jo? Është kthyer me shpejtësi nga qershori në tetor në vitin 2008. Është një kronikë e paralajmëruar. Gjykatësja ka pasur bindjen e plotë. Me të njëjtën akuzë është marrë në hetim Sali Berisha për të cilin është dhënë një masë parandaluese mos të largohet. Duhej të merrej një masë e tillë. Që në momentin që ti hiqet mandate, duhej bllokuar pasaporta.

Besoj se do të votohet që t’i hiqet mandati. Do ti dhembë herën e parë dhe do të mësohet. Me këtë vendim do të paraqitet dhe ti mbushte mendja se nuk është mbi ligjin. Do shkojë si çeço dhe nuk do të guxojë që të bëjë asnjë veprim tjetër. Ta shoqërojnë disa gra. Ndërkohë dihet që Berisha nuk ka ndërmend kurrë ta pranojë të vërtetën dhe realitetin. Kjo ka bërë që ai të jetë kampion i padrejtësive në Shqipëri dhe qesharak gjithashtu, pasi me mospranimet e tij thjesht ka rënë në pozitën e atij që fshihet pas gishtit. Sidoqoftë rendësi ka që drejtësia të bindet për bëmat e tij, pasi korrigjimi moral i Saliut tashmë është mision i pamundur. Për të gjykata ka marrë një masë paralandaluese dhe është plotësisht e ligjshme, e cila me siguri i paraprin heqjes së imunitetit parlamentar të tij dhe pse jo arrestimit të tij. Besoj se në ditët në vijim do të kemi të tjera hapa ligjore të SPAK-ut ndaj tij.

-Dakord dhe ju falenderoj pasi si gjithmonë jeni shterues. Por Berisha mohon akuzat e SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij. Keni një koment?

Është minimumi i akuzave për ta hapur këtë proces penal. Më vonë do të kemi edhe zgjerim tjetër lidhur me shpërdorimin detyrës falsifikim. Sa më shumë e shoh këtë çështje është në një kuadër të plotë të të gjitha veprave penale. Korrupsioni shkon gjithmonë me një mashtrim. Kur ka një pjesë të vërtetës aty fshihet gjithmonë mashtrimi. Janë të bindur të gjithë se ai është në dijeni të kësaj mase sipas parashikimet e masës penale.

Për Berishën mendoj se ka dyshime të mbështetura në prova se ky person nuk do të dalë kollaj nga rrethi i dënueshmërisë. Është nxjerrë mësim nga rasti Ahmetaj. Do t’i drejtohen komisionit parlamentar për mandatet. Është shkelur Kushtetuta. Ai ka respektuar vetëm një ligj vetëm dëshirat e tij. Berisha vetëm ligjin nuk njeh aq më tepër kur është kundër tij. Nga viti 2012 e këtej imuniteti i tyre është zvogëluar. I bie të arrestohet. Kur ka dënime deri në 10 vite mund të mos arrestohet. Do ketë vitet të tjera akuze për të. Është e sigurt që do të shkoj në burg. Ai e meriton, e ka merituar me kohë të jetë pas hekurave.

Nëse nuk shkon ky pas hekurave t’i heqim hekurat fare. Ku e ka prekur Rama? Pse nuk thotë se ma kanë bërë amerikanët? Kanë siguruar SPAK-un që mund të jetë i paprekshëm. Amerikanët kanë siguruar që njerëz si Berisha të mos i kërcasin dhëmbët SPAK-ut. Ata janë atje për të garantuar se ky sistem funksionoi. Mendoj dhe Gërdecin, askush nuk përmend që i biri i tij, të cilin e ka përfshirë në shumë pisllëqe. SPAK duhet të hetoj se ajo familje non grata. Të vendoset drejtësia në Shqipëri. Ky person që u ka vjedh jetën shqiptarëve. Është shumë mizore të jesh i mëshirshëm me njerëz të tillë. E shoh të menderosur nga koka te këmbët

-Sipas jush a rrezikon burgun ish-kryeministri Sali Berisha?

Minimum rrezikon burg, ai thotë jam i ri për të rimarrë pushtetin, meqë është i ri për të marrë pushtetin le të shkojë edhe në burg. Nja 10 mijë vjet burg rrezikon për të gjitha veprat që ka bërë. Dhëndri të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, të shpëtojë nga Berisha. Pastaj t’u merren pronat dhe të rishpërndahen.

-Nga ana tjetër, kërcitja e prangave për Sali Berishën duket se ka tmerruar dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit ka marrë në mbrojtje Berishën sa i takon aferës “Partizani”, ndërsa ka sulmuar prokurorët e SPAK. A po ngushtohet laku për Metën?

Sigurisht që Ilir Meta po pret radhën mbas Saliut për t’u përballur me drejtësinë, prandaj kurrë nuk do të donte një Sali të dënuar për korrupsion gjë që do të instalonte precedentin e ndëshkimit të pushtetarëve të lartë të korruptuar, simbol i të cilëve ai është. Meta bën mirë të fokusohet tek hesapet personale dhe familjare që ai ka me drejtësinë dhe të përgatitet sa më mirë për t’u përballur me të. Është hall i madh të të mbroje Meta sot moralisht lidhur me akuzat për korrupsion. Është pikërisht rasti kur i dhjeri mundohet të pastrojë të përmjerrin. Ilir Meta bën mirë të sqarojë se për çfarë e kishte fjalën kur i tha Saliut: “se dy herë nuk do ta jepte dorëheqjen për Shkëlzenin”. Shumë shpejt do flasim gjerë e gjate edhe për vetë Ilir Metën, këtë pushtetar të babëzitur dhe të tjetërsuar deri në qelizë nga vjedhja e pasurive publike.

Intervistoi: Rigels Seliman