Ish avokati i Fazliçit, sot avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët, ka deklaruar se nga ana e ish-kryeministrit kanë kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, për shpërdorim detyre.
“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës.
Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre orë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesin me njohjen”, deklaroi ai.
Natyrisht që çdo lehës me emer avokot mund të bëjë kallzim, por duhet ta hetoi prokuroria, pra SPAK se sa i vërtet është kallzimi për të filluar procedimin penal.
Kështu që intriga e përdorur nga ky klloun që njihet mirë në Tiranë si mashtrues dhe pijanec ordiner, është thjeshtë për të intimiduar gjyqtaren të cilën e ngatërron me drejtësinë e qoftëlargut.
Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja e çështjes ndaj Sali Berishës, dhe se ka firmosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me urdhër të SPAK.