Nusja e Shkëlzen Berishës, ka publikuar një foto teksa reklamon teknikën e rregullimit dhe heqjes së vetullave. Por ajo së bie në sy tek blogerja është varësja e saj e shtrenjtë e cila nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se kushton deri 19.600 euro
ik shqiptar është i përqëndruar në skandalin e dhëndërrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash si dhe me bllokimin e pasurive marramendëse, këtë herë, nusja e djalit të tij, nuk kursen marrjen e vëmëndjes.
Në një foto të publikuar në Instagramin e saj, Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkelzen Berishës, ka në qafë një gjerdan të firmës me famë botërore Tiffany me vlerën marramendëse nga 18.000 dollarë në 19.600 euro. Fotot u sollën më redaksi nga lexues të Shqiptarja, por kushdo, me një verifikim të kollajtë mund ta verifikojë dhe krahasojë vetë fotot e gjerdaneve.
Edhe ditën e arrestimit të Jamarbër Malltezit, mesazhi i nuses së shtëpisë Berisha linte për të dëshiruar: një depilim me lazër, ishte fotoja e saj në Instagram. Në gjuhën shqipe ka shumë shprehje pikërisht me qimet, që lënë të nënkuptosh, gjendjen e saj emocionale në ditët që familjarë të afërt të saj akuzohen për korrupsion dhe pasitrim parash. Sidomos, atë që shumë shqiptarë e vënë re edhe te kjo vajzë, është publikimi i një stili tepër të lartë të nivelit ekonomik të jetesës në krahasim me atë ardhurat e punës së saj, apo të familjes nga vjen.