Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës.
Prej kohësh vajza e drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe ish-futbollistit luftonte me një sëmundje, teksa ditën e djeshme trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”.
Edhe stafi ynë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasani për humbjen e vajzës së tyre të shtrenjtë.