Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.
Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili. Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera.
Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro”
Ajo që e komplikon pozicionin e ish Ministrit të Shëndetësisë Vasili është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka rritur marzhin e fitimit në menyrë skandaloze duke fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por 9 milion euro, pra dhjetë herë më shumë.
“Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është pronë e kamufluare familjes Vasili dhe kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë drejtë kësaj kompanie dhe këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive
I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.
Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk” rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.
Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihej gjithnjë me qendrime bllokuese të Petrit Vasilit atëhere në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.
Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, ku policia arrestoi 16 farmacistë dhe furnitorë për kontrabandë ilaçesh me një vlerë blerje në treg prej 50 mijë dollarësh, imagjinohet se çfarë ka bër Luçi dhe Vasili për të përfituar 9milion euro duke shitur produkte farmaceutike dhe pyetja që ngrihet është nëse SPAK duhet të marë të pandehur Vasilin dhe Luçin e “Megapharm”
Tenderat e fituara nga “Megapharma SHPK”