Me pranga në duar u nxor nga aeroporti i Rinasit, Jamarbër Malltezi. Kjo foto tregon pikërisht këtë moment. Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha u ndalua gjatë orëve të pasdites me urdhër të SPAK.
Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.
Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në foto, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.
Ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, për çështjen që lidhet me privatizimin e kompleksit Partizani.
Pak kohë më pas, Malltezi u soll në Tiranë, në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 3 në Tiranë.