Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të dhenat paraprake bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas të dhënave të para mësohet se ka mbetur një personi vdekur, dhe një tjetër është plagosur.
Sipas informacioneve që vijnë nga policia bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja është plagosur.
Çifti ishte duke ecur në këmbë në momentin kur janë përplasur nga makina.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.