Mario Mitaj do ta nisë si titullar ndeshjen e Lokomotivës së Moskës kundër Dinamos së Moskës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të jetë në fushë nga fillimi i lojës, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë.
Mëngjërashi duket se i ka dhënë sinjale të forta stafit teknik të Lokomotivës pas paraqitjeve mbresëlënëse në përballjet e kuqezinjve. Pikërisht në një sfidë kaq të fortë, në një ndeshje derbi me Dinamon e Moskës, shqiptari do ta nisë nga minuta e parë.
Një lajm i bukur ky jo vetëm për Mitajn, por edhe për kombëtaren shqiptare teksa nis të korrë “frytet” e para pas ndeshjeve mbresëlënëse të Shqipërisë për kualifikueset EURO 2024.