Vali Corleone është ndër personazhet e showbizzit, i cili është përfolur së tepërmi në media gjatë kohëve të fundit, veçanërisht pas shtrimit të tij në psikiatri dhe përfundimit në komisariatin e policisë.
Zyrtarisht, policia e Kosovës bëri me dije se Corleone dhunoi prindërit e për pasojë u detyruan të merrnin masa ndaj tij, por çfarë thotë vetë ai, pasi ka dalë nga psikiatria?
Në një intervistë për “Elite Show”, Vali shprehet:
Unë këtë e kam bërë me qëllim. Kam dash me provu qysh është dhe spitali psikiatrik dhe e provova. Unë kisha probleme se mos diktohem dhe më thanë “inteligjencën e ke jashtë normales”.
Sa i takon burgut, Vali thotë se ka kaluar shumë mirë teksa kujton se kjo nuk është e para herë që shkon në burg, pasi ka qenë edhe para disa vitesh.
Në lidhje me problemet që u tha në media se Vali Corleone kishte pasur me prindërit, e për rrjedhojë u fut në burg, i riu na hanit fare me deklaratën e tij.
Ai shprehet:
Unë kam pas problem si ti thoja plakës dhe plakut që kam menduar të hyj në burg dhe në spital psikiatrik. T’ua kisha thënë kështu, s’kisha me mujt, ndaj u desh disi pak me elemente të tjera me i hutu edhe ata që diçka s’është ne rregull, deri sa arrita aty”.