osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush do të na shpëtojë? Veten do shpëtojmë!

Kush do të na shpëtojë? Veten do shpëtojmë!

Kush do të na shpëtojë? Veten do shpëtojmë!
___Lulëkuqet mbi Mure

Nga Luan Banushi

Ushtria jonë u shkërmoq para një mjeku!
Ish-ushtarakët: justifikime, justifikime, justifikime. Po a janë vërtet të justifikuar?

“Ne do të merremi me këtë, por të kalojë një herë kjo gjendje”, u përgjigj një grua e thjeshtë izraelite për kapjen në befasi të Izraelit nga sulmi i Hamasit.

Ndërsa tek ne kanë kaluar 25 vjet nga ai dështim spektakolar i ushtrisë para një mjeku antikombëtar dhe jo vetëm që nuk i bie ndër mend njeriu të analizojë ç’ndodhi dhe përse, se për të vënë dikë para përgjegjësisë as që bëhet fjalë, por edhe kur e shtrojmë për diskutim, për të nxjerrë mësime për të ardhmen, të hidhen në grykë ish-ushtarakët.

Shteti mund të mos jetë normal, por jo kombi, atij nuk i falet. Një komb normal nxjerr mësim nga pësimet. Mbidhen bijtë e tij më të mirë dhe analizojnë ngjarjen. Duke mos reaguar fare, kur të na ndodhë prapë, se ajo që ndodh një herë ndodh përsëri, do të na kapë të papërgatitur.

Një ish-ushtarak më tregonte se një oficer i lartë i NATO-s ishte habitur me njohuritë e tij në fushën ushtarake. Me siguri oficeri i lartë i NATO-s ka menduar: “Duke qenë kaq të zotë, si nuk e ndaluan atë shkërmoqje të turpshme të ushtrisë?”

Kur e pyeta se përse nuk reaguan, ish-ushtaraku u shpreh: “Ne ishim përgatitur për luftë kundër armikut të jashtëm, jo kundër armikut të brendshëm”!?

Shkenca jonë ushtarake (Akademia) nuk e ka marrë kurrë në analizë aktin e Mujo Ulqinakut. Nuk ka marrë kurrë në analizë aktin e Ahmet Zogut. Habi e madhe. Si nuk i është bërë një analizë nga pikëpamja morale, juridike dhe ushtarake aktit (akteve) të Ahmet Zogut?
Dhe ajo që është më e rëndësishme, si nuk është marrë në shqyrtim se si duhet të reagojë ushtria, trupa e zgjedhur ushtarake, ndaj një akti (akteve) të tillë?

Duhej studiuar dhe analizuar akti i Mujo Ulqinakut. Të gjithë e njohin aktin heroik të Mujo Ulqinakut, e kemi mësuar që në shkollë fillore. Çudia është se ky akt i lartë vetëmohues nuk është studiuar dhe nuk i është bërë asnjë lloj analize nga pikëpamja ushtarake, pra si duhet të përgjigjet trupa ushtarake një tradhtie të komandantit të përgjithshëm?

Se edhe Mujo Ulqinaku u tradhtua nga komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, por ai pa bërë asnjë lloj akademie ushtarake, ku të kish mësuar se ç’duhej të bënte kur tradhton komandanti, i qartë në detyrën e tij, me kuptim të thellë për konceptet atdhe dhe komb, u turr kundër armikut të panumërt, i vetëdijshëm për humbjen e jetës së tij.

Ngaqë nuk janë marrë në analizë akte të tilla, ushtarakët tanë përsëri u kapën gafil nga veprimet antikombëtare të Sali Berishës. Berisha urdhëroi të bombardohej populli i Vlorës. Nuk thua dot se nuk e kuptuan që presidenti i vendit ishte kundër popullit të vet, jo vetëm ngaqë urdhri i tij është açik kundër popullit, por edhe nga fakti që dy aviatorë, bashkë me avionin, u arratisën në Itali.

Ne e kemi të përsëritur që kreu i shtetit, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, ka tradhtuar ushtrinë, ka tradhtuar vendin, kombin. Kështu që, tradhtia e drejtuesve të shtetit, në mos është fenomen, është prirje (Një herë është rast, dy herë është prirje, ndërsa tre herë e lart është fenomen).

Prandaj, nuk duhen parë vetëm si fakte historike, por duhen marrë në analizë nga pikëpamja morale, juridike dhe ushtarake akte të tilla të kryera nga Ahmet Zogu, si:

Faljen e Vermoshit dhe të Shën Naumit;

Ardhjen e tij në pushtet me bajonetat e Serbisë;

Hyrjen në borxh me Italinë dhe largimin e turpshëm nga vendi;

Vjedhjen e thesarit të shtetit prej tij.

Armët që nuk ia shpërndau popullit, madje u hoqi dhe shulat pushkëve dhe e la popullin pa armë.

Ndërsa për Sali Berishën duhen marrë në analizë akte të tilla, si:

Shkatërrimi i pasurisë kombëtare;

Shkatërrimi i ushtrisë dhe i armëve luftarake;

Gradimin e Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Autoqefalisë Shqiptare;

Thirrjen që bëri për mosfirmosjen e marrëveshjes së Rambujesë;

Thyerjen e embargos duke i dhënë naftë Millosheviçit;

Falja e detit grekëve;

Kandidimi i Fredi Belerit për bashkinë e Himarës dhe të tjera.

Duhet t’i përcaktojmë aktet e kryera me qëllim që të jemi të qartë pasi ka një kakofoni të qëllimshme. Ja, për mua, bie fjala, nuk ka tradhti më të madhe që i është bërë një kombi ndonjëherë sesa shkatërrimi i pasurisë kombëtare, duke e lënë fukara për tërë jetën.

Mirëpo për gjëra të tilla kaq të rëndësishme secilit i është lënë të ketë përcaktimin e tij, kështu që kur i thua një përkrahësi të mbretit Zog a të Berishës për bëmat e tyre, të përgjigjet se ky është mendimi yt. Nga ana tjetër termi tradhti po përdoret për çdo lloj akti e për gjithkënd, duke e zhvlerësuar, kështu që nuk është në gjendje i ziu njeri të bëjë ndarjen, kush akt është dhe kush nuk është tradhti. Bota e qytetëruar tradhtinë nuk e fal, madje është shumë e ashpër, jep dënime kapitale, ndërsa ne i themi njëri-tjetrit tradhtar si me i thënë shëndet.

Ore miq, kjo që “Jeta është luftë”, përse nuk na bind ne, se është luftë?!…