Një familja shqiptare është ndaluar teksa kalonte kufirin e Malit të Zi drejt Kroacisë me një makinë ku kishin fshehur 53 pako me kanabis.
Policia e Malit të Zi thotë se shoferi ishte një 41-vjeçar dhe se në makinë ndodhej edhe bashkëshortja së bashku me dy fëmijët e mitur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht në drejtim të Kroacisë 28 kg kanabis.
Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia e Malit të Zi, makina ishte modifikuar për të fshehur drogën. Në pjesën e pasagjerit ishte ndërtuar një pjesë e posaçme për të fshehur lëndën narkotike.
Autoritetet e sigurisë të Malit të Zi e ndaluan makinën, pasi lindën dyshime nga një erë e fortë brenda automjetit. Kjo ka shërbyer për të ndërmarrë një kontroll të imtësishëm e më pas u gjet sasia e drogës.
I arrestuari dhe bashkëshortja janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Mali të Zi.