Alfredo James Pacino, ky është emri i tij i vërtetë, lindi 83 vjet më parë në New York nga dy prindër me origjinë italiane. Kur shkoi në Hollywood emri i tij i artit u bë Al Pacino.
Në karrierën e tij artistike ai mban mbi supe shumw suksese, ndër të cilat 8 kandidatura dhe një Oscar për filmin ‘Aromë Gruaje’ në 1992.
Me rolin e Michael Corleone në sagën e ‘Padrino’ ai u bë një ikonë, por janë të shumtë rolet ku ai ka interpretuar në ekranin e madh dhe të cilat kanë mbetur gjatë ne memorien e shikuesve.
Al Pacino dhe partnerja e tij Noor Alfallah kohë më parë u përfolën se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet, së fundmi 29-vjeçarja është parë në një drekë me Prince Alexander von Fürstenberg në E. Baldi.
Në fotot e siguruar nga DailyMail, 53-vjeçari dhe Noor dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment Princi Alexander e kapi atë nga pas.
Dyshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa përqafoheshin së bashku jashtë restorantit.Kujtojmë që Princi Alexander ishte i martuar më parë me Alexandra von Fürstenberg dhe nga kjo martesë ai ka dy fëmijë, Talita Natasha dhe Tassilo Egon Maximilian.
Nga ana tjetër 4 muaj më parë Noor është bërë nënë për herë të parë me Al Pacino.