osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja ministrat dhe ish-ministrat që pritet të hyjnë në “rrethin e ferrit” të SPAK!

Ja ministrat dhe ish-ministrat që pritet të hyjnë në “rrethin e ferrit” të SPAK!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se institucioni që ai drejton ka vendosur nën hetim një ish-ministër, një ish-zv/ministër dhe gjashtë ish-kryetarë bashkie. Dumani publikoi rezultatet e arritura nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë 9 muajve të vitit 2023, duke iu dërguar mesazh emrave “VIP” sikundër janë ish-ministrat Frida Krifca, Fatmir Mediu, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij Shkëlzenit, dhëndrit Jamarbër Malltezi apo dhe kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta që janë me dosje në SPAK, se i presin ditët të vështira.

Po ashtu, ai evidentoi se ka një rritje prej 75 % të procedimeve penale lidhur me funksionarë të Policisë së Shtetit, “Nga 1/1/2023- 30/09/2023 janë regjistruar 151 procedime penale, me 133 persona nën hetim. Nga këto në total janë 13 procedime penale me 15 persona nën hetim, ish-funksionarë të lartë publik dhe ish-funksionarë të drejtësisë. Konkretisht nën hetim u vendosën 1 ish-ministër, 1 ish-zv/ministër, 6 ish-kryetarë bashkie, 2 ish-sekretarë të përgjithshëm, 3 ish-gjyqtarë dhe 1 ish-prokurorë. 4 prej tyre ish-funksionarë të drejtësisë, një prej tyre i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të Vetingut. 7 procedime penale për ish-funksionarë të Policisë së Shtetit.

Numri i procedimeve penale ndaj ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit u rrit me 75 % këtë vit, krahasuar me vitin e shkuar. Në gjykatë u dërguan me kërkesë për gjykim 24 procedime penale me 89 persona të pandehur, në të cilët: 6 procedime penale për 7 persona të pandehur të cilët janë ish-zyrtarë të lartë, 3 procedime për katër persona të pandehur të cilët janë funksionarë të Policisë. Numri i procedimeve ndaj ish-zyrtarëve të lartë u rrit me 20 % dhe të personave të pandehur 40 % më shumë se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës”, u shpreh Dumani.