osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK-ut t’i hiqen dosjet e “arkave me peshk” dhe e 50 mijë lekshave! Dumani: “Mal” me kallëzime qesharake për të cilat detyrohemi të hapim dosje

SPAK-ut  t’i hiqen dosjet e “arkave me peshk” dhe e 50 mijë lekshave! Dumani: “Mal” me kallëzime qesharake për të cilat detyrohemi të hapim dosje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani ka paralajmëruar dje goditjen ndaj “peshqve të mëdhenj”, teksa ka treguar rrugën që do të ndjek SPAK për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë në Shqipëri.

Mbingarkesa me dosje është problemi kryesor me të cilin po përballen prokurorët e SPAK, ndaj drejtuesi i prokurorisë Altin Dumani paraqiti në Këshillin Kombëtar të Integrimit kërkesën që veprat penale të prokurorisë së posaçme të rishikohen, duke hequr “korrupsionin e vogël” deri në 50 mijë lekë që iu la SPAK-ut me ndryshimet ligjore të vitit 2021.

Pra kjo deklaratë e bërë ditën e djeshme nga kryeprokurori special Dumani është një mesazh i fortë, pasi vëmendja tashmë do të jetë çuarja drejt prangave e zyrtarëve dhe politikanët të përhirë në afera korruptive dhe kriminale. Thënë troç duket se të “paprekshmit” dhe “peshqit e mëdhenj” i presin ditët të vështira, pasi Prokuroria Speciale do t’i shkundë nga themelet, nisur nga fakti që Dumani kërkon hetim “peshkaqenësh” dhe jo “cironkash”.

“Në vlerësimin tonë si strukturë e Posaçme hetimi, shuma prej 50 mijë lekësh është një kufi minimal, i cili ne na ngarkon me hetimin e veprave penale të korrupsionit. Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm mund ta ushtrojnë fare mirë këtë ndjekje penale për këtë kategori veprash penale. Edhe në vitin 2021, unë kam patur një qëndrim, që kufiri monetar prej 50 mijë lekësh të rritet”, deklaroi ai.